Pas hyrja e Atillës në big Brother VIP Kosova bëri shumë bujë, sot banorët janë mbledhur në oborrin e shtëpisë, ku i pranishëm ishte edhe ai.
Gresa e cila shpesh herë ka qenë e drejtpërdrejtë me pyetjet e saj, i bëri një pyetje interesante Atillës.
“Pse hyre në rolin e kapadaisë, a bën të ta bëj këtë pyetje”.
Përgjigjja e Atillës ishte: “Ndoshta jam kapadai. Pse si duhet të hyj, barkazi”.
Atilla: Shpjegoma çka është kapadaiu? Çka e sheh si kapadi?
Gresa: Mënyra se si hyre kallëzoi shumë. Unë po të pyes ty, ti po më bën mua pyetje direkte.
Kur Atilla pyet se si duhet të hyjë, ajo tha se ndoshta ishte më mirë të hynte më i thjeshtë.
Këtu ndërhyn Xuxi duke e pyetur Gresën nëse e ka fjalën për duart ne xhepa, duke thënë se nuk është ndonjë gjë e madhe të hyjë me duart në xhepa, nëse është vetëm në dhomë se po sillet.
Gresa më pas shprehet drejt Xuxit duke i thënë se po duhet si avokat i Atillës. /Telegrafi/