LAJMI I FUNDIT:

Greqia rihap tarracat e restoranteve dhe kafeneve – pas gjashtë muajsh bllokimi si pasojë e Covid-19

Greqia rihap tarracat e restoranteve dhe kafeneve – pas gjashtë muajsh bllokimi si pasojë e Covid-19

Restorantet dhe kafenetë greke rihapën tarracat e tyre të hënën pas gjashtë muajsh mbyllje për shkak të pandemisë, me klientët që ia kishin mësyrë atyre, për të marrë rrezet e diellit dhe kthimin në “jetën normale”.

“Sot ndjehem sikur jam përsëri gjallë, sikur jam ringjallur”, thotë si me shaka Andreas Riminiotis, një pensionist që shijonte ambientin në kafenenë Da Capo në Athinë, shkruan France24, përcjell Telegrafi.


“Para se kafenetë të mbylleshin në nëntor, unë vij të vija këtu çdo ditë për të pirë një kafe dhe për të biseduar me miqtë e mi. Ishte mënyra ime e preferuar për të kaluar kohën, ilaç për të gjitha sëmundjet”, tha ai, duke shtuar se ai mirëpriti një shansi për t’u kthyer në “jetën normale”.

Rihapja ishte edhe më prekëse dhe e gëzueshme pasi erdhi një ditë pasi të krishterët ortodoksë në Greqi festuan Pashkën, kur besimtarët shënojnë ringjalljen e Krishtit.

Greqia ka qenë nën kufizimet e Covid-19 – duke përfshirë një shtetrrethim me rreptësi të ndryshme – që nga nëntori.

Vala e tretë e pandemisë ka goditur Greqinë veçanërisht ashpër me shumicën e gati 10,000 vdekjeve nga virusi që ndodhën gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë shkollat dhe bizneset jo-thelbësore u rihapën në fillim të prillit.

Si rezultat, të hënën, tarracat në natyrë në rrethin e modës në kryeqytetin Kolonaki u mbushën me klientë.

“Unë nuk kam punuar për gjashtë muaj”, tha Yannis Karagiannakis, një kamerier. “… isha në depresion”.

Dhe sipas France24, rreth 330,000 njerëz vlerësohet të punojnë në sektorin e restoranteve në Greqi dhe të hënën u lejuan të hapen vetëm kafenetë dhe restorantet me ulëse në natyrë.

“Njëzet për qind e bizneseve nuk kanë tarraca”, thotë Yorgos Kavvathas, presidenti i sindikatës së punëtorëve të restoranteve.

Ai shtoi se pandemia Covid-19 kishte detyruar mbylljen e dhjetëra qendrave në Athinë dhe Selanik dhe se shumë më tepër rrezikonin të dilnin nga biznesi.

Megjithatë, kafenetë që rihapen të hënën duhet të jenë në përputhje me udhëzimet e mëposhtme – një maksimum prej gjashtë personash për tryezë, kamerierë që mbajnë maska dhe testojnë një herë në javë.

Gjithashtu, një “shtetrrethim” nga ora 11:00 pasdite është ende në fuqi në vend.

Greqia, ekonomia e së cilës mbështetet shumë në turizëm, ka përshpejtuar vaksinimin e saj përpara sezonit të verës, me njerëz mbi 30 vjeç aktualisht të kualifikuar për vaksinim.

Vendi aktualisht ka rreth 345,000 raste të coronavirusit dhe më shumë se 10,400 vdekje – me një popullsi prej 10.8 milionë banorë. /Telegrafi/