Në Greqi, 509 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit dhe 25 pacientë të tjerë vdiqën, njoftoi sot organizata kombëtare për shëndetin publik.

Janë 293 pacientë në aparate për frymëmarrje. 1.050 persona të tjerë u lëshuan nga spitalet, raporton agjencia e lajmeve ANA.

Që nga fillimi i epidemisë vitin e kaluar, me coronavirus në Greqi janë konfirmuar gjithsej 150.479 raste dhe 5.570 viktima.