LAJMI I FUNDIT:

Greku plagosi 28 punëtorë emigrantë

Greku plagosi 28 punëtorë emigrantë

Të paktën 28 emigrantë të huaj, që punojnë në plantacionet e luleshtrydheve, janë plagosur mbrëmjen e së mërkurës në komunën Nea Manoladha të prefekturës së Ilias, në gadishullin e Peloponezit, pasi një prej mbikëqyrësve të tyre i ka qëlluar ata me armë zjarri.

Incidenti i përgjakshëm i radhës në këtë zonë ka ndodhur kur 200 emigrantë, kryesisht nga Bangladeshi, që po protestonin duke kërkuar pagat e gjashtë muajve të fundit, janë konfrontuar me fjalë me tre prej mbikëqyrësve të tyre grekë.

Pasi janë ndezur gjakrat, një prej tyre ka qëlluar me një armë gjuetie mbi turmën, duke plagosur rëndë tetë prej tyre dhe më lehtë të paktën 20 të tjerë, transmeton TCH.

Të plagosurit janë çuar në spitalet e zonës dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Përsa u përket tre mbikëqyrësve, ata janë shpallur persona në kërkim, ndërkohë që është arrestuar nga organet e rendit punëdhënësi i emigrantëve të huaj.

Gjithashtu, forca të shumta policore janë shpërndarë në gjithë prefekturën e Ilias dhe në zonat përreth për të parandaluar incidente të tjera, pasi gjendja është tepër e tensionuar.

Emigrantët e huaj në këtë zonë të Greqisë kanë qenë shpesh here në epiqendër të vëmendjes së mediave vendase dhe të huaja, të cilat i kanë cilësuar ata si skllevërit e kohëve moderne, pasi punojnë më shumë se 12 orë çdo ditë, në kushte tepër të vështira me paga ditore nga 3 deri në 5 euro.

Shumica e tyre janë të paligjshëm, të pasiguruar, jetojnë në kushte çnjerëzore dhe pranojnë kushtet barbare të punëdhënësve të tyre.

Ngjarja në fjalë, që është dënuar sidomos nga forcat e majta politike të vendit, vjen në një moment kohor kur rastet e dhunës me motive raciste në Greqi po vijnë gjithnjë dhe duke u rritur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori