LAJMI I FUNDIT:

Grejpi i rrezikshëm nëse merrni ilaçe

Grejpi i rrezikshëm nëse merrni ilaçe

Grejpi, sipas një hulumtimi më të ri të shkencëtarëve dhe mjekëve, mund të shkaktojë probleme serioze tek një numër gjithnjë e më i madh njerëzish tek personat që konsumojnë ilaçe

Në fakt, ekspertët paralajmërojnë që kjo pemë në brendinë e saj posedon kemikale që përforcojnë ndikimin e ilaçeve. Pasojat e këtij ndikimi të përforcuar mund të jenë nga ngecja akute e punës së veshkave, problemeve me frymëmarrje, gjakderdhje të brendshme e deri tek vdekja e hershme.

Shkencëtarët tashmë e kanë kuptuar se disa të sëmurë duhet ta shmangin konsumin e grejpit, mirëpo në disa vitet e fundit numri i ilaçeve me të cilat grejpi krijon një kombinim të rrezikshëm është rritur ndjeshëm nga viti 2008 deri në vitin 2012, nga 17 është shtuar në 43.


Grejpi mund të reagojë në 85 ilaçe, 43 prej të cilave mund të shkaktojnë kombinime të rrezikshme, ndërsa pasojat mund të jetë fatale dhe të kobshme, ndërsa që paralelisht studimet janë në vazhdim e sipër.
/Telegrafi/