LAJMI I FUNDIT:

Graziano: Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është kërkuar për BE-në

Graziano: Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është kërkuar për BE-në

Kryesuesi i Komitetit ushtarak të Bashkimit Evropian, gjenerali Claudio Graziano thotë se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është kërkuar nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që të merr dritë të gjelbër për fillim të negociatave.

Ai pajtohet me liderët e BE-së, të cilët thanë se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është kërkuar nga ajo, por megjithatë thotë se u takon vendeve-anëtare, që për të si person ushtarak është me rëndësi të madhe sepse vendi është pjesë e Evropës dhe ka bërë shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Graziano në një intervistë për AIM thotë se si komandant i forcave ushtarake me përvojë shumëvjeçare në terren e vlerëson shumë kapacitetin e forcave të Maqedonisë së Veriut. Nga afër i ka parë potencialet e ushtarëve të Maqedonisë së Veriut – ka bashkëpunuar me ta në misionin ISAF në Afganistan dhe në UNIFIL në Libi. Ai konsideron se reformat në Armatë janë të suksesshme dhe angazhohet për angazhim të saj më të madh në misionet paqeruajtëse.

Është fakt thotë Graziano se vendi hyn në NATO dhe BE dhe kjo është shumë pozitive, por me këtë ndërrohet balancimi dhe hapen mundësitë për kiber sulme.

Në lidhje me atë nëse vendi duhet të pret rritje të kiber sulmeve, propagandë të rritur ose “fake news”, para anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancë, nuk jep përgjigje konkrete, thotë ai nuk është zyrtar i inteligjencës, por thekson se kur një vend mbetet pjesë e NATO-s, merr më shumë vëmendje, e me këtë edhe mundësi për kiber sulme shtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori