Një darkë në një kafene në trotuaret e Los Anxhelosit për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi kur dy persona iu afruan me armë disa klientëve në mes të ditës përgjatë një rruge të zënë.
Pamjet e sigurisë të incidentit tregojnë tre klientë që darkojnë në kafenenë La Creme në Melrose Avenue rreth orës 5 pasdite, kur dy persona të veshur me kapele dhe të paktën njëri shfaqet me armë.
Njëri prej të dyshuarve duket se kontrollon xhepat e njërit klient gjersa tjetri kërkon në çantat në tryezë, raporton foxnews.
Një grua e lëshon celularin në tokë para se një i dyshuar ta marrë dhe ta fusë në një qese. Grabitja zgjati më pak se 20 sekonda para se të dyshuarit të iknin.
Departamenti i Policisë në Los Anxhelos tha se nuk raportohet për të lënduar. Pronari i kafenesë, i cili siguroi pamjet për Fox News tha përmes një mesazhi me tekst: “E kuptoj që të gjitha ato lajme [sic] do të reflektojnë negativisht në biznesin tim. Edhe pse … Heshtja nuk do të ndihmojë askënd”. /Telegrafi/
Watch the latest video at foxnews.com