Një grabitje e armatosur ka ndodhur, në një bankë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin.

Duhet kujtuar, se ditë më parë në Istog u shënua një rast i grabitjes së një banke.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit  përveç plaçkitësit është vrarë edhe polici Izet Demaj. /Telegrafi