Mbrëmë në Gostivar ka ndodhur një ngatërresë me pasojë therje me thikë për shkak të parkimit të veturës, njofton Telegrafi Maqedoni.
MPB-ja bën të ditur se në spitalin e Gostivarit është pranuar V.S (63) nga Vrapçishti, me plagë në anën e majtë të stomakut, e shkaktuar me thikë. Rasti ka ndodhur para shtëpisë së A.A (68).
Pas zënkës për çështje parkimi të një veture, A.A e ka sulmuar me thikë personin V.S duke i shkaktuar plagë. Për trajtim të mëtutjeshëm, i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkupit./Telegrafi/
*Foto Ilustrim