Pandemia globale COVID-19 ndikoi që shumë këngëtarë të mos mund ta zhvillojnë profesionin e tyre si zakonisht.
Mos-mbajtja e koncerteve, ahengjeve e dasmave ka ndikuar edhe ekonomikisht në jetën e shumë prej artistëve vendorë.
Përveç faktit që e kanë punë, ata po e ndjejnë edhe mungesën e publikut, atmosferës e duartrokitjeve të ngrohta.
Së fundmi, ka qenë reperi Gold AG ai i cili ka rishpërndarë në InstaStory, që e ka hasur rastësisht në Instagram.
Videoja në fjalë shfaq një koncert nga e kaluara, ku reperi shihet nën atmosferën e zjarrtë të shumë njerëzve – në kohën kur nuk kishte pandemi.
“Mbaruam duke ndenjur”, ka shkruar reperi nga Presheva në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Me këtë ai tregoi se po e ndjen mungesën e kohës kur organizoheshin koncertet dhe mezi pret të rikthehet në skenë për të performuar para publikut. /Telegrafi/