Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.
Ai edhe këtë herë ka bashkuar forcat me këngëtarin Ismet Bexheti, realizimi it të cilëve titullohet “Daja me nipa”.
Teksti dhe melodia është bërë nga Arian Agushi (emri i vërtetë), kurse për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna.
Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni i njohur, “Imagine Films”.
Dueti i dyshes së njohur tanimë është publikuar edhe në platformën e popullarizuar, YouTube.
Të njëjtit shquhen edhe për bashkëpunimet e tjera si: “Prej kur’ ka le dielli(Hamëz Jashari), “Armikut si përulet”, “Komandant” etj. /Telegrafi/