Gol i bukur nga Erton Fejzullahu (Video)

Me golin e tij ai vulosi fitoren e Beijing Guoan me rezultatin 4-0 ndaj Hangzhou Greentown, transmeton Supersport.
Vetëm pak sekonda nga hyrja në fushë iu nevojitën 27-vjecarit të lindur në Mitrovicë për të lenë shenjën e tij në këtë takim.
Në minutën e 77-të të takimit mes Bejing Guoan dhe Hangzhou Greentown Fejzullahu mori një top në mesfushë dhe pasi avancoi për disa metra me një goditje shumë të bukur nga distanca mposhti për herë të 4-t portierin e skuadrës mike Gu Chao.
Ky ishte goli i 5-të për sulmuesin e përfaqësues së Kosovës në këtë sezon dhe i 12-ti me fanellën e Beijing Guoan që kampionatin kinez që prej transferimit të tij te skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll Gregorio Manzano në vitin 2014.
Me këtë fitore Beijing Guoan ruajti kreun e klasifikimit teksa ka grumbulluar 39 pikë në 18 javë kampionat 1 më shumë se ndjekësit më të afërt të Shanghai SIPG.
Erton Fejzullahu, i cili zotëron edhe pasaportën suedeze dhe ka luajtur 5 takime me kombëtaren e madhe të Suedisë duke e shënuar 3 gola vetëm pak kohë më parë vendosi se nga tani e tutje do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës. /Supersport/
Golin e Fejzullahut mund ta shihni nga minuta 4:15 në videon e mëposhtme.






















































