Goditje e fuqishme nga Hulk: Portieri së bashku me top e shqyen rrjetën (Video)

Anëtari i skuadrës ruse Zenit St. Petersburg ka bërë një gjë të pazakontë gjatë një stërvitje.
Hulk dribloi dy mbrojtës dhe në momentin që doli përballë portierit gjuajti furishëm për mos të pasur kush ta ndalë goditjen e tij, transmeton Telegrafi.
Në fakt topi u kap nga portieri, por e kotë pasi portieri me gjithë top përfunduan mbrapa golit duke u shqyer rrjeta.
Kjo video tregon edhe njëherë se Hulk është lojtari me goditjen më të fuqishme në botë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































