Mbrojtësi polak ka insistuar se është i kënaqur me qëndrimin e tij në Serie A, pavarësisht se ai ishte i lidhur disa herë me një kalim në Ligën Premier.

“Unë jam shumë i lumtur që kam qëndruar te Torino, për këtë kam qenë gjithmonë i qartë. Kam thënë edhe disa herë dhe vazhdoj ta them se nuk dua të largohem nga këtu”.


“Pas shitjes së Darmian te Manchester Unitedi, ishte e qartë se trajneri Giampiero Ventura nuk ishte i gatshëm të humbasë edhe një tjetër mbrojtës në një kohë të shkurtë dhe kështu unë kam respektuar kontratën me Torinon", ka thënë për fund 27-vjeçari.

Glik është transferuar te Torino në vitin 2011 nga Palermo dhe që atëherë është një ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin italian. /Telegrafi/