Gjysma ose 150 mijë qytetarë nuk kanë paraqitur kërkesa deri tek komunat për të legalizuar ndërtimet e tyre pa leje, që është e hapur prej vitit 2011. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është deri në fund të këtij viti, ndërsa akoma nuk ka njoftim për shtyerjen e afatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Apelojmë deri tek gjithë qytetarët, që deri në fund të dhjetorit të dorëzojnë kërkesat e tyre për shqyrtim tek komunat e tyre. Të theksojmë se kjo vlen për ata që nuk kanë dorëzuar kërkesë nga viti 2011. Deri tani nuk kemi njoftim se do të ketë shtyerje të afatit”, deklaroi Slavçe Tërpevski, drejtor i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri.
Prej fillimit të legalizimit deri tani, gjithsej janë legalizuar 150 mijë ndërtime pa leje. Agjensioni për Kadastër po e vazhdon bashkëpunimin e saj me kolegë nga Holanda me qëllim që të jepen të dhëna më të sakta./Telegrafi/