Salvatore Anello që po lundronte me anije nëpër brigjet e Puerto Ricos, e ka mbajtur pa kujdes mbesën e tij, përjashta dritares së anijes.
Për më se gjysmë minute, ai e ka luhatur atë përjashta, para se ajo të binte prej 11 katesh të anijes dhe të vdiste menjëherë, pas përplasjes në një pjesë të fortë, transmeton Telegrafi.
Lidhur me ngjarjen që ndodhi në muajin korrik, prindërit e vogëlushes i kishin akuzuar mirëmbajtësit e anijes, se e lanë hapur dritaren, prej nga ra bija e tyre.
Mirëpo, në pamjet e siguruara, shihet se gjyshi kishte kryer lojëra të pasigurta me mbesën, e cila pësoi si pasojë kur ai e humbi kontrollin.
Derisa ai është shprehur i pafajshëm, gjykata është duke hetuar për të gjitha rrethanat që e shkaktuan këtë aksident në anije turistike. /Telegrafi/