LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi 102-vjeçar mendonte se e gjithë familja i është ekzekutuar gjatë holokaustit, këto ditë është takuar me nipin e humbur (Foto/Video)

Gjyshi 102-vjeçar mendonte se e gjithë familja i është ekzekutuar gjatë holokaustit, këto ditë është takuar me nipin e humbur (Foto/Video)

Një polak 102-vjeçar për shumë vite kishte besuar se e gjithë familja e tij ishte ekzekutuar në holokaustin e Luftës së Dytë Botërore.

Por, të hënën ai është takuar me nipin e tij të humbur, ribashkim ky që solli lot gëzimi, transmeton Telegrafi.


Por, Elijah për një kohë të shkurtër kishte arritur të kontaktoj me Volfin para se sovjetët ta dërgonin në logorin e Sibirit. Dhe kështu duke menduar se të gjithë kishin vdekur në Sibir, Elijah më pas ishte martuar me një ruse dhe ishte zhvendosur në Izrael në vitin 1949.

Megjithatë, dy javë më parë, nipi i tij Shakar Smordinski ka pranuar një e-mail nga një familjare që jeton në Kanada, e cila kishte hulumtuar trungun familjar.

Dhe pas shumë kërkimeve arriti ta kuptojë që Volf i kishte mbijetuar tmerrit në Sibir, duke u vendosur në një qytetar industrial ku punoi si punëtor ndërtimtarie.

Smorodinski madje kishte siguruar adresën e tij, megjithatë, në fund e kuptoi se ai kishte vdekur në vitin 2011. Por, aty e kuptoi që djali i vetëm i Volfit, Aleksandar vazhdon të jetoj në qytetin e largët rus. Dhe pas disa bisedave në Skype, Aleksandar (66-vjeç) pranoi të takohet me familjarin e tij të humbur. Elijah ka arritur ta njoftoj nipin e tij, kurse takimi i tyre ka qenë shumë emocionues.

“I ngjan shumë babait tënd. Nuk kam mundur të bëjë gjumë duke të pritur për dy ditë”, i ka thënë Elijah i cili ka 10 stërnipa. Me këtë takim, ai ia ka plotësuar vetës dëshirën e kamotshme. “Kjo dëshmon se kurrë nuk është vonë”, ka shtuar ai për fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori