LAJMI I FUNDIT:

Gjykata urdhëron arrestimin e Zharkut

Gjykata urdhëron arrestimin e Zharkut

E plotësuar: Gjykata Komunale e Kaçanikut ia ka dorëzuar policisë urdhrin për arrestimin e Xhabir Zharkut dhe dërgimin e tij në burg me forcë.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në kryetari i Gjykatës Komunale të Kaçanikut. Ish-kryetari i Kaçanikut, Zharku, i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, të enjten nuk është paraqitur në Gjykatën Komunale të Kaçanikut për të shkuar në vuajtje të dënimit.

Ka kohë që numrin e tij të telefonit e mban i biri, i cili ka thënë se është jashtë shtëpisë dhe se nuk e di se ku gjendet babai i tij.


“Unë jam duke vozitur edhe nuk jam në shtëpi. Tash nuk e di a është në shtëpi, a është në punë, a te ndonjë shok, por në Kosovë është”, i ka thënë KTV-së djali i tij. Por, avokati i Zharkut, Xhevdet Shala, ka thënë se nuk ka mundur të vendosë kontakt me të.

E plotësuar: Pasi nuk është paraqitur të enjten në Gjykatën komunale të Kaçanikut për të shkuar në vuajte të dënimit prej tri vitesh, ish kryetarin e Kaçanikut Xhabir Zharkun, e presin masa tjera ligjore.

Pasi nuk është paraqitur të enjten në Gjykatën komunale të Kaçanikut për të shkuar në vuajte të dënimit prej tri vitesh, ish kryetarin e Kaçanikut Xhabir Zharkun, e presin masa tjera ligjore.

Kryetari i Gjykatës, Ramadan Gudaci, ka deklaruar për RTK-në se sot ndaj tij mund të merren masa tjera ligjore nëse ai nuk paraqitet në gjykatë, që do të thotë se policia mund ta arrestojë atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori