Gjykata Themelore Shkup 1 të martën ka ngritur iniciativë deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për shkarkimin e Aleksandar Dashtevskit nga vendi i kryetarit në Komisionin për Mbrojtje dhe Diskriminim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa, siç njofton kryetari i gjyqit, Ivan Xholev, në takimin e sotëm me gazetarë, është ngritur për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kryerjen e funksionit në mënyrë jo profesionale dhe të pandërgjegjshme. Për shkak të arsyeve të njëjta, gjyqi nuk e ka pranuar kërkesën për ndryshim të gjyqtares Dobrilla Kacarska të ngritur nga avokati mbrojtës i Gordana Jankulloskës.
Ata deri tek gjyqi kanë paraqitur mendime nga Komisioni për konfirmim të shqetësimit nga neni 7, paragrafi 1 nga Ligji për mbrojtje nga diskriminimi të nënshkruar nga kryetari Aleksandar Dashtevski. Gjyqi menjëherë ka reaguar në mendimin dhe ka kërkuar informacion se a është mbajtur seanca në të cilën është miratuar vendimi, por nuk kanë marr përgjigje.
Sipas Xholev, bëhet fjalë për precedent dhe absurd i palejuar në praktikën gjyqësore në mbarë botën.
Për Dashtevski tha se ka vepruar jashtë obligimeve të tij dhe joprofesional. /Telegrafi/