Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, është rikthyer në natën e sotme (e hënë) në shtëpinë e famshme.
Ai hyri brenda BBVK për të performuar këngën e tij të re të ripërpunuar që titullohet “Niset trimi për kurbet”.
Lugati është shfaqur me veshje tradicionale, ndërsa përreth fytyrës dhe krahëve ka vënë disa gurë shkëlqyes.
Foto: Screenshot/YouTube
Hyrja e Karricës ka befasuar të gjithë konkurrentët, të cilët po ashtu ishin edhe të emocionuar.
Gjoni nga ana tjetër u shpreh i emocionuar për hyrjen brenda shtëpisë dhe njëherësh i lumtur, duke iu dhënë mesazh të tjerëve që ta shijojnë sa më shumë këtë eksperiencë.
Foto: Screenshot/YouTube
Këngëtari nga Gjakova theksojmë që javë më parë la përfundimisht garën për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Përveç kësaj, theksojmë se deri më tani në shtëpi kanë hyrë e janë larguar disa banorë. /Telegrafi/