Site icon Telegrafi

Gjokutaj: Kushtetuesja do ta rrëzojë kërkesën për shkarkimin e Metës, s’ka bërë asnjë shkelje të rëndë

Avokati Genc Gjokutaj ka thënë se në kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk ka asnjë arsye të qenësishme juridike që ta motivojë këtë akt.

Ai u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën për shkarkimin e presidentit, pasi nuk ka bazë juridike.

Sipas Gjokutajt, presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë, për të cilën siç thuhet në Kushtetutë, mund të arrihet deri në shkarkimin e tij.

“Vetëm shkelje të rëndë nuk ka në aktin e shkarkimit të Metës. Kushtetuta jonë nuk e ka të sqaruar çfarë konsiderohet shkelje e rëndë. Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të caktojë një precedent se cila është ajo shkelje e rëndë që të shkaktojë shkarkimin e presidentit”.

“Nuk shkarkohet presidenti për etikë. Sfurqet ishin figurë letrare për të treguar se situata është agravuar. Kushtetuesja është në provë për të treguar se është mbi palët. E them me bindje se do ta rrëzojë kërkesën e parlamentit, për arsye juridike”, tha Gjokutaj gjatë emisioni Now në Euronews Albania.

Exit mobile version