Ministria e Shëndetësisë së shtetit ruse thotë se ka filluar prodhimin e vaksinë së re kundër pandemisë globale të quajtur COVID-19.

Në një njoftim për shtyp, ministria tha se vaksina do të dal në shitje në fund të muajit gusht, raporton BBC.

Shumë ekspertë kanë pohuar se Moska në këtë formë mund të rrezikojë sigurinë duke ndjekur shpejt vaksinën, transmeton Telegrafi.

Në Rusi, një sondazh i pavarur ka zbuluar se mbi gjysma e mjekëve nuk janë të gatshëm të vaksinoheshin pasi nuk i besojnë asaj.

Presidenti Vladimir Putin tha më parë se vaksina ka kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara, duke shtuar se vajza e tij tashmë ishte vaksinuar.

Mjekët rusë refuzojnë ta marrin vaksinën ruse kundër COVID-19 Mjekët rusë refuzojnë ta marrin vaksinën ruse kundër COVID-19

Ndryshe, kujtojmë se vaksina është emëruar Sputnik V për nder të satelitit të parë në botë. Sputnik është fjalë ruse për satelit. /Telegrafi/