Rehatia është kushti themelor para se të vendoseni në një vendbanim të ri. E ky është  parimi themelor i të gjitha ndërtimeve që Al Trade ka ofruar në treg për të gjithë klientët brenda dhe jashtë kufinjëve.

Të ndërtuara me standardet më të larta dhe në përputhshmëri të plotë me ato evropiane e botërore në çdo ambient dhe banesë të kompleksit Linda dhe Linda Premium ju do ta jetoni jetën e ëndrrave tuaja.

Varësisht nga numri i personave që do të jetojnë në banesë, ju do të keni mundësi të bëni përzgjedhjen e tipit të banesës. Kur jemi tek tipet e banesave në Linda, Fushë Kosovë dhe Linda Premium Residence, Prishtinë, ju do të gjeni nga banesat më modeste deri tek penthouse-t më luksoze që mund t’i keni parë ndonjëherë.

Në anën tjetër, lagjet në të cilat janë ndërtuar të dy komplekset, janë perfekte për çdo familje dhe person e gjithashtu në afërsi kanë qendrën e qytetit por në të njejtën kohë edhe lidhshmëri të shpejtë me qytetet e tjera.

Ju nuk do ta ndjeni mungesën e oborrit, falë hapësirave të veçanta me gjelbrim e po ashtu edhe këndit të lojrave për fëmijë, ku ata do ta shijojnë pa fund. Hapsirat rekreative janë po ashtu prioritet i dy komplekseve banesore, në mënyrë që banorët të kalojnë kohë kualitative e fundjava të bukura me më të dashurit e tyre.

Falë profesionalizmit dhe përvojës së gjatë të Al Trade në këtë fushë ju nuk do të keni nevojë të shqetësoheni as për shëndetin tuaj sepse në brenda komplekseve do të keni barnatoren dhe mjekun familjar.

E në qoftë se jeni prindër të rinjë dhe me orar të plotë pune,falë kopshtit që gjendet aty fëmijët tuaj do të qëndrojnë nën përkujdesjen e edukatorëve më të mirë.

Për një jetë komforte dhe me të gjitha kushtet themelore, Linda dhe Linda Premium Residence janë zgjedhja e duhur.

 

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Facebook: Al Trade Center

E-mail: info@altradecenter.com

Nr.tel: 049 777 127 / 043 989 111/ 0800 77770