LAJMI I FUNDIT:

“Gjithçka filloi me një kollë të thatë”: Rrëfimi për infermierin nga Florida, vendin që u godit keq nga COVID-19

“Gjithçka filloi me një kollë të thatë”: Rrëfimi për infermierin nga Florida, vendin që u godit keq nga COVID-19

Ashtu si shumë histori rreth COVID-19, ajo filloi me një kollë të thatë.

Ethet, humbja e shijes dhe dhimbja në gjoks pasuan diagnozën e Sanjay Bharath në fillim të marsit.

Bharath, i cili është një infermier në spitalin e Floridës së Jugut, thotë se e “kapi” virusin nga një pacient kur procesi i shqyrtimit të rasteve me COVID-19 për pranime ishte më pak i rreptë.

Atij iu tha të vendosej në karantinë dy ditë më vonë.

Në moshën 34 vjeç, Bharath nuk bën pjesë në një grupmoshën më të prekur nga virusi.

Por, siç thuhet në një shkrim të BBC, përcjell Telegrafi, 14 ditë pas këtij kontakti të parë, ai kishte pasur të kollitur të shoqëruar me gjak dhe ishte kontrolluar në spital.

Dy ditë më vonë, më 26 mars, ai u vendos në intubacion.

Bharath, i cili është një infermier spitali në Florida të Jugut, thotë se e “kapi” virusin nga një pacient

Dhe ky është vetëm një nga mijëra raste të reja në Florida, e cila ka shënuar mesatarisht afro 10,000 raste të reja në ditë për javën e fundit.

Vetëm më 12 korrik, shteti theu rekordin kombëtar duke raportuar 15.300 raste në një ditë të vetme.

Së bashku me Teksasin dhe Arizonën, është bërë shpejt një nga rajonet me “rritjet më të mëdha në vend”.

Si pasojë, Guvernatori DeSantis në qershor ndryshoi vendimin e tij për të lejuar rihapjen.

Por ai nuk ka pranuar të kërkojë që maskat të jenë të obligueshme në të gjithë vendin, megjithëse drejtuesit lokalë në qytete të mëdha si Miami e kanë bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori