Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kuzhinierit të njohur Përparim Babalija i cili humbi betejën me COVID-19.
Gjini përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjakova humbi një djalë të jashtëzakonshëm, një shef kuzhine recetat e të cilit janë gatuar me shumë dashuri edhe në familjet tona.
Postimi i plotë:
Një tjetër qytetar na la sot si pasojë e humbjes së betejës me virusin COVID-19.
Përparim Babalija i cili me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm ka prezantuar gatimet tradicionale të sofrës gjakovare dhe jo vetëm, sot ndërroi jetë.
Gjakova humbi një djalë të jashtëzakonshëm, një shef kuzhine recetat e të cilit janë gatuar me shumë dashuri edhe në familjet tona.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19! /Telegrafi/