Prizrenasit barazuan me rezultat 1:1 në kuadër të xhiros së 8 të Superligës së Kosovës në futboll.
“Arritëm ta ruajmë rezultatin, ishte rezultat i mirë dhe i merituar, i përgëzoj lojtarët për angazhimin”, tha Gjinali për ‘Super Sport Kosova’.
“Po i pranojmë disa gola që nuk duhet pranuar, por me kalimin e kohës besoj se do të përmirësohemi në këtë aspekt”, shtoi ndër të tjera ai.