Të inkuadruarit në ligë kanë arritur të shënojnë fitore 2-0 ndaj Vushtrrisë në një takim interesant të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, vendasit kaluan në epërsi me autogolin e Mehmet Gerxhaliut, ndërsa për 2-0 shënoi Gëzim Rusi.
Ndërkohë ndeshja derbi mes Lirisë së Prizrenit dhe Prishtinës ka përfunduar në barazim 1-1.
Mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet talentit Shend Kelmendi, ndërsa vendasit barazuan 10 minuta para fundit të ndeshjes nëpërmjet Liridon Fetahajt.
Barazim kishte edhe në Skenderaj, në ndeshjen mes Drenicës dhe liderit Trepçës ’89.
Bujar Idrizi realizoi golin e parë për mitrovicasit ndërsa shifrat i barazoi sulmuesi i ri Kastriot Mehmeti. /Telegrafi/