LAJMI I FUNDIT:

Gjilani pa raste të reja me coronavirus, Haziri njofton për projektet milionëshe që do të realizojnë

Gjilani pa raste të reja me coronavirus, Haziri njofton për projektet milionëshe që do të realizojnë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot nuk ka raste të reja me coronavirus në komunën që ai udhëheq, teksa ka njoftuar për projektet që pritet të realizohen.

I pari i Gjilanit ka bërë të ditur se janë duke vazhduar me monitorimin e 27 rasteve me coronavirus brenda 9 shtëpive, transmeton Telegrafi.


“#Dita83. Fatmirësisht, në Gjilan nuk kemi raste të reja pozitive me #COVID-19. Po vazhdojmë me monitorimin e 27 rasteve brenda 9 shtëpive. Urojmë të shërohen shpejtë edhe këta qytetarë. Do të vazhdojmë me monitorim përmes Qendrës Operative të emergjencave civile çdo ditë dhe 24 orë”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se është fat i madh që projektet milionëshe po i realizojnë me mbështetjen e partnereve ndërkombëtar.

“Ndërkohë, sa i përket investimeve kapitale, është fat i madh i Gjilanit që projektet milionëshe po i realizojmë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Investimeve Evropiane Banka Botërore. Rruga Gjilan – Prishtinë në gjatësi 7.1 kilometra, rruga Livoç i Ulët – Kllokot, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për periudhën afatmesme e trajtimi i lumit Morava, janë vetëm disa nga projektet kapitale të konfirmuar nga miqtë e Gjilanit. Ditë të mira po vinë për Gjilanin tone”, ka pohuar ai.

Ndryshe, sot IKSHPK ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 27 raste të reja me coronavirus në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori