Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikatë për media.
Po ashtu, kryesia ka vendosur që Granit Mustafa të jetë zëdhënësi i Gjilanit për media.
Në mbledhje është diskutuar edhe për pesë javët e para të kampionatit, ku Gjilani ka arritur katër fitore dhe një humbje dhe me 12 pikë, zë pozitën e dytë.
“Kryesia është zotuar për përkushtim të plotë për të siguruar zhvillimin e ndeshjeve sipas të gjitha rregullave të FFK-së, pa incidente dhe me kulturë të lartë sportive. Në këtë frymë, Kryesia dënon të gjitha sjelljet që bien ndesh synimeve të mësipërme dhe ka kërkuar nga tifozët që t’i shmangen sharjeve, gjuajtjes së gjësendeve në stadium e sjellje të tjera të ngjashme. Për tifozët që demonstrojnë sjellje të këtilla, do të merren masa përmes të cilave atyre do t’u ndalohet hyrja në stadium”, thuhet në njoftimin e gjilanasve.
Kryesia i ka përgëzuar tifozët “Skifterat” për mbështjetjen e vazhdueshme e në veçanti për disiplinën dhe kulturën e treguar në ndeshjen me Feronikelin, e cila përfundoi me fitoren e Gjilanit 1:0.
“Kryesia e KF Gjilanit është shprehur e kënaqur me performancën e deritashme të ekipit dhe edhe më tutje pret angazhim maksimal të ekipit dhe shtabit teknik në ndeshjet e ardhshme të këtij kampionati”, thuhet në fund të njoftimit.