Site icon Telegrafi

Gjilani e ka seriozisht, mposht kampionin

Ekipi bardh e kuq ka arritur që ta mposht kampionin në fuqi të Kosovës, Ferronikelin, me rezultat të ngusht 1-0.

Vendasit ia nisën mirë takimit qysh nga minuta e parë duke sulmuar, ndërsa goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e pestë.

Ishte mesfushori ferizajas Betim Haxhimusa që shënoi golin e fitores për Gjilanin.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi por që rrjetat e portave më nuk u tundën. /Telegrafi/

Exit mobile version