Situta në Komunën e Gjilanit vazhdon të jetë e rëndë sa i përket përballjes me coronavirusin.

Nënkryetari Arbër Ismajli thotë së në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë rreth 70 pacientë të hospitalizuar me coronavirus.

“Kemi rreth 350 raste aktive ku 70 prej tyre janë në hospitalizim duke marrë terapi mjekësore. Kemi ekipet mjekësore që asistojnë në terapitë që pacientët i marrin në shtëpi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arbër Ismajli.

Nënkryetari i Gjilanit thotë se që nga fillimi i pandemisë, nga kjo komunë si pasojë e infektimit me coronavirus janë regjistruar rreth 75 të vdekur, përcjell Telegrafi.

Ismajli thotë se Spitali i Gjilanit vazhdon të përballet me mungesë të oksigjenit për trajtimin e pacientëve me COVID-19 por thotë se kanë edhe mungesë të vaksinave.

“Vaksinat për gripin sezonal që na janë sjellë janë të pamjaftueshme. Ato janë shpenzuar për dy ditë”, deklaroi ë tej Arbër Ismajli./Telegrafi/