Site icon Telegrafi

Gjilan, dënohet një person me 10 vjet heqje lirie për plagosje dhe grabitje

Gjykata Themelore në Gjilan të enjten ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit B.A, i cili në pikën e karburantit “BekiBenz” në fshatin Kmetovc të Komunës së Gjilanit kishte plagosur një dhe kishte grabitur bastoren sportive, duke e dënuar me 10 vjet heqje lirie.

Kështu thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në komunikatën e dërguar thuhet se B.A në muajin maj të vitit të kaluar, me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes tenton të përvetësojë pasuri të luajtshme, fillimisht duke u kacafytur me pronarin dhe më pas duke shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në krah.

“Po ashtu i njëjti, me datën 23 dhjetor të vitit 2017, rreth orës 18:00 me përdorimin e forcës hynë në bastoren sportive “Lumi Sport”në Gjilan, dhe duke shtënë me armë në drejtim të televizorit përmes përdorimit të forcës përvetëson nga arka e lokalit shumën prej 400 Euro. Për këto dy vepra trupi gjykues ka shqiptuar një dënim unik prej 10 vjet burgim dhe gjobë në shumën prej 700) euro”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Exit mobile version