LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, bie numri i rasteve me COVID-19

Gjilan, bie numri i rasteve me COVID-19
Foto: Ilustrim

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Gjatë adresimit para gazetarëve, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, dr. Ajhane Sefiu, ka thënë se brenda muajit ka rënie të madhe të infeksionit me COVID-19 në këtë komunë.

“Më 4 prill kanë qenë 840 raste aktive, derisa sot i kemi 125 raste. Kemi një rënie të dukshme dhe po shpresojmë që së shpejti të kemi zero raste”, tha Sefiu.

Gjatë konferencës kanë adresuar mesazhet e tyre të parandalimit të përhapjes së këtij virusi edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, sikurse edhe drejtoresha e QKMF’së,  Arbenita Hajdari.

Ndërkohë, gjatë kësaj konference për media, nënkryetari Ismajli ka mohuar disa zëra kinse për ata që e kanë kaluar covid-19 do të ketë mbështetje financiare.

“Ky propozim ka ardhur nga opozita në Kuvend dhe është mbështetur edhe nga partitë e koalicionit. Por, deri sot i kemi 6336 qytetarë që e kanë kaluar virusin dhe është e pamundur që të ketë mbështetje financiare pasi kostoja do ta kalonte shumën 1 milion euro. Pra, nuk është i vërtet pohimi i dikujt”, tha Ismajli.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20740 mostra, 6336 kanë rezultuar pozitivë, 6069 janë shëruar, 142 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 125 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 29 dhe 100 mostra në pritje për rezultat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori