Stresi ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth qytetit të tij të lindjes, Tropojën.
Reperi i njohur gjatë emisionit ka performuar këngën “Të du mom”, e cila ishte pjesëmarrëse vitin e kaluar te “Kënga Magjike” dhe është dedikim për nënën e tij.
Teksa ai ishte duke kënduar me plot emocione, është ulur në gjunjë në shenjë respekti dhe dashurie për nënën e tij. Ky veprim i Stresit u duartrokit nga të gjithë të ftuarit e tjerë.
Kënga e Stresit “Të du mom” në “Këngën Magjike” pati shumë sukses, edhe pse ai nuk iu gëzua tamam sepse përfundoi në burg.
Madje kjo këngë ishte dhe një ndër më të klikuarat në YouTube, por për fat të keq ai nuk mundi të konkurrojë në netët gjysmëfinale pasi asokohe ndodhej prapa grilave.