Këngëtares së njohur shqiptare së fundmi i ka ndodhur diçka jo fort e zaonshme.
Ajo ishte duke dhënë një intervistë të drejtpërdrejtë për Syrin, gjatë kohës sa po voziste veturën e saj.
Në një moment, ajo është ndaluar nga policia e qarkullimit rrugor, të cilëve u ka kërkuar që ta lejojnë ta përfundojë intervistën dhe më pas të sqarohet me ta.
“A mund ta mbaroj këtë intervistën se jemi LIVE, do iki direkt”, ka thënë këngëtarja Hajati gjatë intervistës.
Përndryshe, ajo më tej ka folur edhe rreth faktit se si nëna e saj nuk i kishte folur për rreth gjashtë muaj pasi kishte parë performancën e saj eksplicite në “Kënga Magjike 2013”.
E pyetur se si e sheh veten pas 10 vitesh, Ronela u shpreh se mbase mund të jetë më e ngritur në profesion dhe mbase me një familje të kompletuar.
“Mund ta shoh veten në gjithçka, por vetëm të kem shëndet në radhë të parë”, tregoi Ronela. /Telegrafi/