LAJMI I FUNDIT:

Gjermanisë i mungojnë mijëra infermierë për t’u përballur me pandeminë COVID-19

Gjermanisë i mungojnë mijëra infermierë për t’u përballur me pandeminë COVID-19

Mjekët reanimatorë paralajmërojnë për mungesën e 3,500 deri në 4,000 infermierëve për të përballuar pacientët me COVID-19 në spitalet gjermane.

“Në spitalet gjermane janë shtuar kapacitetet e shtretërve dhe të aparateve të frymëmarrjes për pacientët SARS-CoV-2, por ka mungesa të mëdha infermierësh dhe personeli ndihmës”, tha presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane të Mjekëve të Reanimacionit dhe të Urgjencës, Uwe Janssens.


Sipas tij vetëm aparatet dhe shtretërit nuk mjaftojnë, kur në të gjithë Gjermaninë mungojnë deri 4 mijë punonjës të specializuar në fushën e reanimacionit.

Kryetarja e Sindikatës së Mjekëve, Susanne Johna, mendon se së shpejti mungesa e personelit në spitale do të duket qartazi, sepse “gjashtë deri në nëntë përqind e të infektuarve sot pritet të kenë nevojë për t’u trajtuar në spital brenda dy javësh”.

Ajo tha se për çdo pacient të sëmurë rëndë me COVID-10 nevojitet një infermiere në repartin e reanimacionit.

Kurse presidenti i Shoqatës së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, tha se vërtet mungesa e personelit infermieror është “sfida qendrore nëse numri i pacientëve rritet”, por ajo mund të përballohet me riorganizimin e personelit brenda spitaleve.

Kjo mund të jetë dita më e rëndë në Evropë, afro 15 mijë të infektuar në Gjermani brenda 24 orëve – në Çeki numër rekord i rasteve të reja
Lexo po ashtu Kjo mund të jetë dita më e rëndë në Evropë, afro 15 mijë të infektuar në Gjermani brenda 24 orëve – në Çeki numër rekord i rasteve të reja

Sipas tij vetëm një ndër pesë pacientë që shtrohen në spital me korona ka nevojë për trajtim mjekësor intensiv në repartin e reanimacionit.

Gjithnjë e më shumë zona në Gjermani konsiderohen tanimë si zona rreziku. Në disa rajone janë mbyllur përsëri shkollat dhe kopshtet, si për shembull, në Berchtesgadener Land apo Rottal-Inn në Bavari.

Po ashtu shumë zona kanë vendosur edhe mbylljen e restoranteve. Kufizimet vlejnë fillimisht për dhjetë ditë.

Kancelarja Angela Merkel do të diskutoj me kryeministrat e landeve se si mund të pengohet përhapja e shpejtë e virusit korona. Qeveria federale gjermane dhe disa nga kryeministrat e landeve kanë theksuar vazhdimisht që shkollat, kopshtet dhe ndërmarrjet mundësisht nuk duhet të preken nga një bllokim i dytë. Prandaj fokusi i masave kufizuese tani po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek baret, restorantet, te vendosja e orëve policore/shtet-rrethimeve dhe te ngjarjet. /Deutsche Welle/