LAJMI I FUNDIT:

Gjermania, vendi me rritjen më të madhe tregtare me Shqipërinë

Gjermania, vendi me rritjen më të madhe tregtare me Shqipërinë

Gjermania është vendi me rritjen më të madhe të volumit tregtar me Shqipërinë për vitin 2016. Deri në muajin shtator, importet nga Gjermania janë rritur me 81 për qind, raportojnë mediat në Tiranë.

Sipas te dhënave zyrtare, paralelisht është rritur edhe volumi i eksporteve nga ky vend, ndonëse në masë më të moderuar prej 20 për qind.


Ndërkaq, Gjermania mbetet partneri i dytë i Shqipërisë sa i përket volumit tregtar, pas Italisë, qe zë vendin e parë me 36,5 për qind të totalit.

Statistikat tregojnë se vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtator 2015, janë: Italia, Greqia dhe Gjermania. Në muajin shtator 2016, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, përveç Gjermanisë, janë Italia dhe Kina. /Telegrafi/