LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nuk dëshiron të nxitojë si Mbretëria e Bashkuar me vaksinën e Pfizerit

Gjermania nuk dëshiron të nxitojë si Mbretëria e Bashkuar me vaksinën e Pfizerit

Gjermania ka zgjedhur një procedurë më të gjatë për miratimin e vaksinës së coronavirusit në vend të procesit të përshpejtuar, të cilin Mbretëria e Bashkuar zgjodhi, sepse ekziston një dëshirë për të rritur besimin në vaksinat, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Ne kemi anëtarë të BE që mund të përdorin një miratim të ngjashëm të jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, ne jemi kundër kësaj dhe ne jemi më shumë për një qasje të përbashkët evropiane”, theksoi Spahn, raporton reuters.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme ta bëjmë atë në mënyrë që të përmirësojmë besimin në aprovimin e vaksinës, transmeton Telegrafi.

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton përdorimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech, e cila, siç u njoftua, do të jetë në dispozicion të banorëve në të gjithë vendin nga java e ardhshme.

Rregullatori britanik, MHRA deklaroi se vaksina që ofron 95 për qind efikasitet është e sigurt dhe e gatshme për t’u përdorur.

Vaksina është e sigurt për njerëzit që janë infektuar me COVID-19, thotë zyrtarja e kompanisë Pfizer
Lexo po ashtu Vaksina është e sigurt për njerëzit që janë infektuar me COVID-19, thotë zyrtarja e kompanisë Pfizer

Vaksinimi mund të fillojë brenda pak ditësh për njerëzit që i përkasin grupeve prioritare. Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 40 milionë doza, e cila është e mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz me dy doza vaksine secila. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori