LAJMI I FUNDIT:

Gjermania lejon me kusht udhëtimin e partnerëve të pamartuar

Gjermania lejon me kusht udhëtimin e partnerëve të pamartuar

Për shkak të rregullave kufizuese të coronavirusit, çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, pjesërisht ka muaj që nuk shihen. Tani Gjermania liron rregullat kufizuese të udhëtimit për partnerët.

Siç ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme, partnerët në çift nga vendet jashtë BE-së, dhe të pamartuar nga e hëna mund të udhëtojnë sërish në Gjermani.

Kusht për këtë lehtësim në udhëtimin në Gjermani është sipas të dhënave të ministrisë një partneritet afatgjatë. Ky do duhet të provohet përmes një banese të përbashkët të mëparshme jashtë apo përmes takimeve personale të mëparshme në Gjermani, që duhet të vërtetohen.

Krahas dokumenteve të udhëtimit, që duhet të provojnë takimet e mëparshme, duhet paraqitur një ftesë e partnerit që jeton në Gjermani dhe një deklaratë e përbashkët e nënshkuar për ekzistencën e marrëdhënies në çift, shkruan deutvhewelle.

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer deklaroi se e „përshëndet faktin, që në kuadër europian po e mundësojmë këtë.”

Ai kujtoi, se kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë së COVID-19 janë koordinuar në plan europian. Komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johannson i kishte informuar kolegët e BE për rregulloren e re.

Seehofer ndodhej nën presion, sepse çiftet me kombësi të ndryshme kishin javë që kërkonin një zgjidhje. Komisioni Europian kërkoi në fund të korrikut përjashtime për të huajt si çifte të pamartuara që të lejohen të hyjnë në BE. Seehofer këmbëngulte, se donte një zgjidhje evropiane dhe jo kombëtare, gjë që shkaktoi reagime nga partneri i koalicionit, SPD.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori