LAJMI I FUNDIT:

Gjenetika apo diçka tjetër? Përse disa meshkuj nuk kanë mjekër të dendur, të vrazhdë dhe më mashkullore?

Gjenetika apo diçka tjetër? Përse disa meshkuj nuk kanë mjekër të dendur, të vrazhdë dhe më mashkullore?

Disave qimet u janë më të trasha, ndërkaq mjekra më e dendur dhe më e vrazhdë. Të tjerëve qimet më të holla, më të buta dhe nuk u rritën në gjithë mjekrën

Disa meshkuj kanë më shumë folikula aty ku u është mjekra më e dendur. Gjithashtu, hormoni mashkullor testosteron në folikulë shndërrohet në formë më të fuqishme të cilën e quajmë dihidrotesteron (DHT), transmeton Telegrafi.


“Disa folikula i kanë receptorët më të ndjeshëm në këtë formë më të lartë testosteroni, që mund të stimulojnë rritjen e qimeve dhe t’i bëjë më të forta, më të vrazhda, më të gjata dhe mund të jenë meritorë për dendësinë e qimeve në fytyrë” – thotë dermatologia Jennier Chwalek.

Pra, DHT-ja, nga njëra anë, nxit rritjen e mjekrës, por edhe rënien e flokëve dhe kjo varet nga numri i receptorëve androgjenë, të cilët gjenden në pjesën sipërfaqësore të lëkurës.

Sa më shumë që të ketë, më shumë DHT lidhen me to dhe është shansi më i madh për shfaqjen e mjekrës së dendur në fytyrë dhe gjithnjë e më pak flokë në majë të kokës.

Megjithatë, dermatologia thotë që ajo pse disa meshkujve mjekra nuk u është më e dendur nuk do të thotë që janë më pak mashkullorë.

– Meshkujt të cilët mund të kenë mjekër të dendur zakonisht kanë nivel normal testosteroni. Kjo nuk është shenjë e mungesës së këtij hormoni në trup – thotë ajo.

Chwalek ka përmendur edhe bindjet që sa më shpesh të rruhen mund të nxisin rritjen e qimeve të trasha dhe do të nxisin dendësinë e mjekrës.

Ajo thotë edhe që ai është mit të cilit nuk duhet t’i besohet.

– Kur rruheni, ju vetëm pritni qimet në sipërfaqen e tyre, ndërkaq ajo që kontrollon rritjen e tyre gjendet thellë në lëkurë.

Pra, kjo nuk do të bënte të ndikonte në shpejtësi të rritjes apo në dendësi të qimeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori