LAJMI I FUNDIT:

Ish-truproja i Putinit arrestohet për marrje të ryshfetit

Ish-truproja i Putinit arrestohet për marrje të ryshfetit

Hetuesit ushtarakë rusë nisën një rast penal të hënën kundër gjeneralmajorit, Vadim Dragomiretsky, zëvendës komandant i distriktit qendror të Gardës Kombëtare të Rusisë, pasi ai u akuzua për marrje të ryshfetit.

Reklama

“Me vendim të drejtorit të Gardës Kombëtare Ruse, Viktor Zolotov, janë dërguar dokumente për lirimin nga detyra e Dragomiretskyt”, tha ligjvënësi, Alexander Khinshtein.

“Natyrisht, nën peshën e provave, Dragomiretsky u ‘detyrua’ sot të pranonte fajin”, tha Khinshtein, raporton reuters.

Zolotov, ish-truproje i Vladimir Putinit dhe njeriu që i raportonte drejtpërdrejt presidentit rus, ishte në mesin e udhëheqësve ushtarakë rusë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara pas pushtimit të Ukrainës.

“Shembulli i gjeneralit Dragomiretsky tregon edhe një herë vendosmërinë e udhëheqjes së Gardës Kombëtare Ruse në biznesin e pastrimit të gradave të tyre”, tha Khinshtein.

Ky i fundit nuk ndau detaje të provave për çështjen kundër Dragomiretsky, apo rolin e tij në këtë rast nëse ka, por tha se masa ishte rezultat i përpjekjeve të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe Gardës Kombëtare.

Khinshtein tha se Dragomiretsky dyshohet se kishte marrë ryshfete nga një kontraktor që rindërtoi një njësi ushtarake në rajonin e Moskës.

Të dhënat paraprake thuhet se ai ka marrë 19 milionë rubla (235 mijë euro). /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Evropa
Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Evropa

"Po villnin dhe kishin njolla të mëdha në lëkurë": Ushtarët rusë kishin shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil

Evropa
Kalo në kategori