LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e rënduar në New York, coronavirusi po vret nga një person për çdo 17 minuta

Gjendje e rënduar në New York, coronavirusi po vret nga një person për çdo 17 minuta
-->

Si pasojë e përhapjes së coronavirusit, gjendja në New York të Shteteve të Bashkuara është rënduar në masë të madhe, duke rrezikuar që shërbimet shëndetësore të bien në kolaps.

Vetëm autoambulancat janë parë nëpër rrugët e boshatisura, që shkonin nga një shtëpi në tjetrën, për të vizituar njerëzit në nevojë, transmeton Telegrafi.

Thirrjet në emergjencë janë rritur për 40 për qind, duke shënuar rekord historik, ndërsa nga pamundësia që t’ju përgjigjen të gjithave, qendra e thirrjeve ka bërë të ditur se gjatë tërë kohës, ishin rreth 170 telefonata që mbetnin në pritje.

Kjo ka bërë që mjekët të bëjnë apel, që të telefonohet emergjenca vetëm kur gjendja është shumë e rëndë, nëse ka probleme me zemër apo kur dikush nuk mund të merr frymë.

Në dy ditët e fundit, në New York që është bërë qendra e përhapjes së kësaj pandemie, kanë vdekur 850 persona, që nënkupton se coronavirusi ka vrarë nga një person për çdo 17 minuta, derisa janë 26,697 të infektuar.

Brenda spitaleve të tejmbushura, mjekët dhe infermierët po mundohet ta bëjnë të pamundurën, që t’i ndihmojnë të sëmurët që janë vendosur edhe në hapësirat më të papërshtatshme.

“Ngjanë me Ferr, njerëzit vijnë, nisim t’i trajtojmë, gjendja e tyre mbetet e rëndë dhe kështu vazhdon edhe me të tjerët. Kështu nuk ka qenë as kur ndodhur 9/11”, ka thënë një mjek që po i trajton të sëmurët.

Derisa spitalet janë të mbingarkuara, rrugët e New Yorkut janë të boshatisura, që është e çuditshme se si mund të zbrazen disa prej rrugëve dhe shesheve që janë qendra të vizitave nga turistët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

Botë
Po dërgonte porosinë, shpërndarësi kinez i ushqimit nuk e sheh që nuk kishte ashensor – bie në gropë dhe lëndohet rëndë

Po dërgonte porosinë, shpërndarësi kinez i ushqimit nuk e sheh që nuk kishte ashensor – bie në gropë dhe lëndohet rëndë

Azia
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Momentet para tmerrit kur një burrë gjeti vdekjen pasi ra nga “balona me ajër të nxehtë” në Melburn të Australisë

Momentet para tmerrit kur një burrë gjeti vdekjen pasi ra nga “balona me ajër të nxehtë” në Melburn të Australisë

Australia
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kalo në kategori