Gjendje e jashtëzakonshme në Guine

Zyrtarë të policisë kanë thënë se gjendja e jashtëzakonshme ia shton policisë kompetencat për të ruajtur rendin dhe ligjin.
Qeveria më herët u mblodh në një takim urgjent, pas përleshjeve për të tretën ditë me radhë të grupeve etnike rivale në kryeqytetin e Guinesë.
Forcat e sigurisë kanë shtënë në mënyrë sporadike dhe kanë kryer një sërë arrestimesh, pas njoftimit se Alfa Konde ka mundur rivalin Sellou Dalin Diallo në zgjedhjet e 7 nëntorit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/11/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































