Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur 23 vjeçari në Vlorë

Një i ri është gjetur i pajetë në orët e pasdites në qytetin e Vlorës. 

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “4 Heronjtë”, në një godinë të braktisur ndodhet një shtetas i pajetë.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në një godinë të braktisur ndodhej i shtrirë dhe i pajetë shtetasi E.D., 23 vjeç.

Dyshohet që shtetasi të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga këqyrja paraprake e kufomës, është konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.

Për këtë shtetas familjarët ditën e sotme kanë njoftuar në Polici se është larguar nga banesa.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version