LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i një adoleshenteje në Shtime, dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë

Gjendet trupi i pajetë i një adoleshenteje në Shtime, dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë

Një trup i pajetë i cili thuhet se i takon një 16 vjeçareje është gjetur në orët e mbrëmjes së ditës së hënë në rrugën “Ymer Devetaku”, në Shtime.

Siç ka bërë të ditur për Telegrafin, nënkoloneli i Policisë në rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, viktima është një vajzë rreth moshës 16 vjeçe, nga fshati Reçak, komuna e Shtimes.

Ai ka treguar se është duke u bërë obduksioni i trupit të pajetë nga mjekësia ligjore për të ardhur në konstatimin e kësaj vdekje.

“Një natë më parë është gjetur trupi i një personi të pajetë, e cila dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër. Është një vajzë rreth moshës 16 vjeçare e fshatit Reçak, në klasën e 10-të në Shtime. Po presim rezultate në bazë të hetimeve për të ardhur deri tek e vërteta e rastit. Trupi i pajetë është në obduksion tek mjekësia ligjore deri në konstatimin e kësaj vdekje”, ka thënë Shabani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori