LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një armë brenda valixhes në pikën kufitare në Mërdare

Gjendet një armë brenda valixhes në pikën kufitare në Mërdare

Gjatë kontrollit në pikën kufitare në Mërdarë, Policia e Kosovës ka hasur në një armë brenda një valixheje në autobus. Policia njofton se personi i arrestuar në lidhje me rastin pas intervistimit është liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën e pesë dhjetorit në pikë kalimin kufitar në Merdare gjatë kontrollit, brenda një valixheje në autobus ka hasur një pistoletë.


“Referuar këtij rasti hetues kompetent të policisë kufitare janë marrë me rastin, kanë përcjellë rastin deri në Pejë (për identifikimin e pronarit të valixhes, e cila është marrë nga një person në Pejë)”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje policia njofton se personi i dyshuar është arrestuar, intervistuar në stacion policor dhe në bashkëpunim me stacionin policor në Pejë, është iniciuar rasti si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mes tjerash thuhet se personi i arrestuar në konsultim me prokurorinë pas intervistimit është liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori