LAJMI I FUNDIT:

Gjatë pandemisë 1,400 shtetas të Kosovës u riathdhesuan nga Gjermania

Gjatë pandemisë 1,400 shtetas të Kosovës u riathdhesuan nga Gjermania

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani njofton se dje dhe sot janë realizuar edhe dy fluturimet e fundit të posaçme nga Düsseldorfi dhe Stuttgarti me shtetas të Kosovës, të cilët kanë qenë pjesë e listave emergjente për riathdhesimin në Kosovë.

“Si misioni më i madh i Kosovës me numrin më të madh të bashkëkombësve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani jemi ballafaquar me kërkesat më të shumta për raitdhesim. Kemi punuar ditë e natë që t’i informojmë dhe t’u shërbejmë shtetasve. Respektimi i ligjit dhe komunikimi me shtetasit kanë qenë moto e punës sonë- edhe kur kemi arritur të ndihmojmë por edhe atëherë kur nuk kemi mundur të realizojmë kërkesat. Për të gjithë shtetasit kam vetëm një mesazh: faleminderit për durimin!”, ka thënë ambasadori Beqë Cufaj, përcjell Telegrafi.


Ambasadori ka shprehur falënderime të posaçme për gjithë stafin diplomatik konsullor të Kosovës në Stuttgart, Düsseldorf, Munih, Frankfurt, Hamburg dhe Berlin për angazhimin e jashtëzakonshëm në muajt e pandemisë.
Ai gjithashtu ka falënderuar Qendrat Emergjente të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe para së gjithash të Qendrave Operative Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Në bazë të të dhënave të Ambasadës së Kosovës, nga Gjermania në muajt e pandemisë janë riatdhesuar rreth 1,400 shtetas të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori