Gjatë 24 orëve të fundit, tetë të vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe tetë persona nga COVID-19, kurse janë regjistruar edhe 498 raste të reja të infektuarve me këtë virus, nga 2,835 teste të kryera.
Në raportin e IKSHPK thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,835 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 498 raste pozitive.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73 vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 101,153 raste nga 496,611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,061 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e IKSHPK, përcjell Telegrafi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,609.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Kurti jep detaje nga vizita në Bullgari: Pas Sofjes, vazhdojmë drejt Hanoverit të Gjermanisë
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Prania e grave të dhunuara gjatë luftës në Këshillin e Sigurimit shqetëson Vuçiqin dhe përfaqësuesin rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Televizioni francez tregon nëse Lunin e largoi topin me kohë apo Yamal shënoi gol të rregullt në El Clasico
Gjesti i tifozëve të Real Madridit për Frenkie De Jong bëhet viral në mediat sociale
Pasuria e shefave të grupeve parlamentare - Abelard Tahiri milioner
Dështimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, reagon Kurti: Serbia e ka parë që mund t'i mbledhë 20%, por jo edhe 50% të votave
Postimi i Tebas për pritjen e Lunin shkakton rrëmujë në Spanjë
A u vodh Barcelona nga VAR-i? Pamjet tregojnë nëse Lunin e mbajti topin jashtë portës së tij