LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë viktima dhe 363 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjashtë viktima dhe 363 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i  Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendion tonë gjashtë presona kanë ndërruar jetë nga coronavirusi, kurse janë regjistruar 363 raste të reja me këtë virus, nga 1,589 teste të kryera.

IKSHPK bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 363 raste pozitive.


“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK, përcjell Telegrafi.

Numri total i rasteve pozitive është 55,498 raste nga 206,941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,405 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48,990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,103.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Podujevë 41 raste, Mitrovicë 28 raste, Vushtrri 17 raste, Gjilan 15 raste, Deçan 14 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 12 raste, Pejë 12 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Rahovec 9 raste, Ferizaj 6 raste, Dragash 5 raste, Junik 5 raste, Kamenicë 5 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori