Nëntë rajone ukrainase u goditën nga bombardimet e reja ruse në 24 orët e fundit, duke shkaktuar gjashtë viktima dhe plagosur të paktën 19 persona.

Që nga e enjtja ka pasur bombardime të vazhdueshme në Donetsk, Kherson, Kharkiv, Sumy, Mykolaiv, Chernihiv, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Luhansk, raporton skynews.

Pavlo Kyrylenko, kreu i rajonit të Donetskut, tha se forcat ruse vranë dy persona në Kramatorsk dhe Bakhmut dhe plagosën tetë.

Në Kharkiv, dy u vranë dhe një u plagos kur trupat ruse qëlluan mbi një ndërtesë banimi.

Rreth 65 raketa u lëshuan në Kherson, duke vrarë dy persona dhe plagosur nëntë.

Ndryshe, shkaku i sulmeve u dëmtuan një kantier detar, disa shkolla dhe ndërtesa banimi. /Telegrafi/

Reklama